Kosovë, 6 viktima dhe 730 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e të IKSHPK-së, 730 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, shifër që shënon numrin më të madh të rasteve pozitive për këtë vit brenda 24 orëve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 6 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.688, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 730 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, shifër që shënon numrin më të madh të rasteve pozitive për këtë vit brenda 24 orëve, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në gjithsej 76.110 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.317 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 348.381 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 512 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 63.892 raste.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 10.530.