Kosova, jo prioritare për serbët

Hiperventilimit i politikanëve si dhe histeria e medias në temën e Kosovës kanë arritur kulmin, por sipas hulumtimeve të koresppondentit të DW në Beograd, kjo temë nuk është në krye të prioriteteve të qytetarëve në Serbi.

Çdo ditë në mediat serbe për çështjen e Kosovës janë paraqitur të paktën dhjetra “zgjidhje përfundimtare” të reja dhe në të njëjtën menyrë janë mohuar, disa lajme vijnë “nga burime të qëndrueshme” dhe po ashtu korrigjimi i këtyre “njohurive”. Kjo do të thotë ose që zgjidhja e kësaj çshtjeje është vërtet afër, ose politikanët në mënyrën e tyre të zakonshme përpiqen ta bëjnë problemin e Kosovës një temë të përjetshme për manipulimin emocional të qytetarëve dhe me zgjuarsi të mposhtin kundërshtarët politikë.

Nga ana tjetër qytetarët e Serbisë duket se nuk janë të fokusuar aq shumë në problemin e Kosovës, siç shihet në sondazhet e opinionit publik. Problemet kryesore janë shumë larg nga çështja e Kosovës, si atje ashtu edhe tek serbët, problemet në çështjet e ekonomisë, standardit të jetesës, shëndetësia, gjyqësori, arsimi, krimi i organizuar dhe korrupsionit mbeten shumë më të rëndësishme. Si mund të shpjegojhet mospërputhja midis figurës që krihohet nga mediat dhe cilat janë prioritetet e vërteta të qytetarëve të Serbisë?

“Kosova nuk është, siç thonë ata temë jetësore, por njësoj si ata që janë në qeveri edhe opozita krijojnë stereotipet, se nëse humbet Kosova është humbur pothuajse çdo gjë”, thotë për DW shkrimtari Filip David. “Gjithkush e di se është formulë e krijuar artificialisht, por askush nuk dëshiron ta pranojë këtë. As edhe Presidenti Vuçiç nuk e di se çfarë të bëjë në lidhje me Kosovën: nga njëra anë thotë se ne kemi rënë dakord dhe ne nuk duhet të lejojmë krijimin e konflikteve të tjera, nga ana tjetër me anë të mediave që kontrollon ai, kërkesat janë që Kosova me çdo kusht të mbetet si pjesë e Serbisë”.

Analisti politik Milan Nikoliç, nga hulumtimet e tij, vlerëson që Kosova është në vendin e pestë apo të gjashtë në listën e prioriteteve të qytetarëve serb. Megjithatë paralajmëron ai, kjo nuk duhet të ngatërrohet me mundësinë e manipulimit të emocioneve në lidhje me këtë çështje.

“Tani kur asgjë dramatike nuk ndodh në Kosovë, çështje kryesore mbeten punësimi dhe përmisimi i standardit të jetesës. Por kjo gjë mund të ndryshojë shumë shpejt në rast se ndodh diçka dramatike në Kosovë, ndonjë tentativë për një masakër të re apo incidente të tjera. Në rrethana të qeta Kosova është në vendin e gjashtë, por shpejt mund të arrijë pikën më të lartë si problem kryesor”, thotë Nikoliç për DW./topchannel