Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se kjo marrëveshje do të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe integrimin evropian të të dyja shteteve.

Prokuroria e Shtetit të Kosovës dhe Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se kjo ngjarje shënon rritjen e bashkëpunimit me Shqipërinë për ta luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Prokuroria e Shtetit të Kosovës dhe Prokuroria e Posaçme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave të tjera penale.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, me ç’rast u treguan të gatshëm për zgjerim të bashkëpunimit rajonal.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se kjo marrëveshje do të kontribuojë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe integrimin evropian të të dyja shteteve.

Ai bëri të ditur se përmes këtij memorandumi synojnë të rritin bashkëpunimin me Shqipërinë për të luftuar dukuritë negative si krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin dhe forma të tjera të krimit.

“Jemi mbledhur këtu për të rritur mirëfunksionimin dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve në ndjekjen e rasteve që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar, korrupsionin e nivelit të lartë, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, dukuri këto që janë duke e cenuar drejtësinë dhe sigurinë në vendin tonë, por edhe në rajon. Mendoj se ky qëllim edhe do të realizohet, për të rritur sukseset kundër këtyre dukurive. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me vendet e tjera të rajonit, sepse e kemi parë se krimi ndërkufitar është duke u paraqitur në forma të ndryshme, sidomos nëpërmjet ndërmarrjeve, investimeve të huaja dhe veprave penale të reja, siç është edhe pastrimi i parave dhe terrorizmi”.

Ai dha edhe detaje të tjera se në cilat drejtime do të fokusohen në luftimin e dukurive negative.

“Ky bashkëpunim ka të bëjë kryesisht me shkëmbimin e informacioneve, të dhënave provave tjera të cilat janë të rëndësishme për t’i vënë para përgjegjësisë penale dhe për t’i dhënë dënimet e merituara për kryerësit e veprave penale. Do të ketë shkëmbim edhe të dokumenteve, të analizave të raporteve të shteteve përkatëse me qëllim që të kemi njohuri më të mira lidhur me informacionet që i shkëmbejmë ndërmjet shteteve. Mendoj që ky bashkëpunim, do të jetë edhe një kontribut edhe në procesin e liberalizimit të vizave por edh enë integrimin në familjen e madhe evropiane edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë”, tha ai.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja tha se bashkëpunimi mes ky institucioneve përkatëse ka ekzistuar edhe më parë, porse me këtë memorandum do të thellohen shkëmbimi i informacioneve dhe luftimi i dukurive negative.

“Bashkëpunimi ka ekzistuar dhe kontaktet kanë qenë, por i kthyer në një rrugë institucionale, duhet të vlerësohet më shumë sepse do të jetë edhe më efektiv në të ardhmen. Ne jemi si përfaqësues të Posaçmes ishim dje në Shkup, dhe nënshkruam edhe atje një memorandum mirëkuptimi, pak a shumë me të njëjtën përmbajtje, me idenë që të gjithë në rajon të kemi kontakte, të shkëmbejmë informacione dhe të njohim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Ndërkaq kreu i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë ka thënë se krimi i organizuar dhe korrupsionit janë të shtrira përtej kufijve dhe ky bashkëpunim është i rëndësishëm.

“Ne ishim dje në Shkup, nënshkruam edhe atje një memorandum bashkëpunimi me idenë se duhet të njohim njëri tjetrin e të luftojmë këto dukuri”, ka thënë ai.

Tutje është folur edhe rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë në Lipjan. Lumezi ka thënë se rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japin më shumë detaje.

“Vetë fakti që kemi pasur bashkëpunim të tillë tregon se jemi në bashkërendim me Shqipërinë e shtetet e tjera. Ekskluzivisht është duke u marrë Prokuroria e Kosovës”. /monitor