Konferencë e përbashkët për media, Erdoğan-Putin-Ruhani

Në Ankara të Turqisë, ka përfunduar samiti trepalësh në të cilin morën pjesë presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, Recep Tayyip Erdoğan, Vladimir Putin dhe Hassan Rouhani, raporton Anadolu Agency (AA).

– Presidenti Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti Erdoğan deklaroi se garantimi i integritetit territorial të Sirisë varet nga mbajtja e distancës së njëjtë ndaj të gjitha organizatave terroriste.

“Humbës nga kriza dhe konfliktet është populli sirian ndërsa të gjithë e dimë shumë mirë se kush janë fituesit”, është shprehur Erdoğan.

Erdoğan: Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet për zgjidhje politike të krizës në Siri.

Presidneti turk: Samitin e parë trepalësh e realizuam në Soçi, të dytin në Ankara, kurse i treti do të mbahet në Teheran.

– Presidneti Hasan Ruhani

Ruhani pas samitit trepalësh në Ankara: Kërkojmë të gjithë ta njohin unitetin e Sirisë.

– Presidenti Vladimir Putin

Putin: Vendimi i përbashkët i Turqisë, Rusisë dhe Iranit është në favor të garantimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.