Komuniteti LGBT shtron iftar në Tetovë, revoltohen myslimanët

Shoqata LGBT në Tetovë ka organizuar një darkë iftari para selisë së tyre në Tetovë.

Në faqen e tyre zyrtare ftohen qytetarët të vijnë në “biseda të këndshme”.

Ja çka thuhet në ftesë:

“Të nderuar pjesëtarë të Komunitetit LGBTI, prindër, familjarë, miq dhe përkrahës.

Po i afrohemi fundit të muajt të Agjërimit- Ramazanit, muajit të solidaritetit,afërsisë dhe harmonisë mes njerëzve.

Kemi nderin tju ftojmë në QUEER Iftar me datë 12 qershorë 2018 në ora 19:30 tek Qendra e Komunitetit LGBTI në Tetovë dhe të kënaqemi me ushqime të iftarit dhe biseda të këndshme.

Me dashuri

LGBT United Tetovë”

Kjo darkë iftari duket se nuk u ka pëlqyer besimtarëve myslimanë atje, ata janë revoltuar pasi sipas fesë myslimane homoseksualizmi është në kundërshtim me besimin e këtij religjioni.