Kjo është ngrohja globale më e shpejtë në 2000 vitet e fundit

Gjatë 2000 viteve të fundit, temperaturat botërore nuk ishin rritur kurrë kaq shpejt sa tani thonë të dhënat e publikuara. Sipas ekspertëve këto ndryshime do të heqin të gjitha dyshimet tek skeptikët ndaj ngrohjes globale.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e Europës po përballet me serinë e radhës të të nxehtit ekstrem në një muaj, dy studime të ndryshme analizojnë 2000 vite të tendencave të historisë klimatike të fundit të planetit tonë, transmeton Mapo.

Përfundimet e ekspertëve janë të qarta dhe në asnjë çast që prej fillimit të epokës sonë, temperaturat nuk janë rritur kaq shpejt dhe kaq rregullisht sa në fund të shekullit XX.

“Ky rezultat thekson karakterin e jashtëzakonshëm të ndryshimit klimatik aktual”, shpjegon Raphael Neukom i Universitetit të Bernës në Zvicër, bashkautor i studimit.

Këto studime pritet që t’i japin fund dyshimeve të skeptikëve ndaj ndryshimit klimatik që pretendojnë se ngrohja globale që po vëzhgohet aktualisht është pjesë e një cikli natyror, thekson Mark Maslin i “University College London”.