Katër të plagosur nga aksidenti në Berat, një rëndë

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç .

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç .

Për pasojë u dëmtuan shtetasi J.P dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit tip Huyndai shtetasi J.P do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, raporton TCh.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.