Kandidati presidencial i opozitës Ince: I pranoj rezultatet e zgjedhjeve

Opozitari Muharrem İnce pranon fitoren e Erdoganit...

Kandidati për president të partisë kryesore opozitare në Turqi Muharrem Ince ka pranuar fitoren e Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur dje në Turqi.

“E pranoj që Erdogan ka fituar zgjedhjet”, ka thënë Muharrem Ince.

“Për ne janë reale rezultatet e të dhënave zgjedhore të shkruara në këto procesverbale. Nuk ka dallim mes të procesverbaleve të ofruara nga anëtarët tanë dhe të dhënave që publikoi Komisioni i Lartë Zgjedhor (YSK)”, tha Ince gjatë fjalimit në selinë e CHP-së në Ankara.

Nga presidenti aktual i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi në zgjedhje, kërkoi që të jetë president i të gjithë turqve. “Të isha zgjedhur unë, ashtu do të bëja”, tha Ince.

Ai hodhi poshtë akuzat për kërcënimet mbi sigurinë që thuhet se iu drejtuan mbrëmë.