Kalın mesazh në mbështetje të presidentit të Venezuelës

“Stay strong mi amigo” (Qëndro i fortë, mik), shkroi Kalın në rrjetin social Twitter

“Stay strong mi amigo” (Qëndro i fortë, mik), shkroi Kalın në rrjetin social Twitter.

Zëdhënësi i Kabinetit të presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın, dërgoi porosi mbështetëse presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili i padëmtuar mbijetoi sulmin me dronë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Stay strong mi amigo” (Qëndro i fortë, mik), shkroi Kalın në rrjetin social Twitter.

Sulmin ndaj Maduro-s e dënoi edhe drejtori i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

“Dënojmë tentimin atentatin ndaj Maduro-s. Turqia është me popullin e Venezuelës dhe liderin e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shkroi Altun.

Maduro ishte në shënjestër të një sulmi teksa mbante fjalim në Caracas. Ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez, deklaroi se gjatë sulmit ndaj Maduro-s janë plagosur shtatë ushtarë.