Kakavijë, bllokohen mallra me substanca të rrezikshme

Sipas mediave fqinje, janë bllokuar 778 pako me insekticide të rrezikshme.

Mallra ilegale me substanca të rrezikshme janë bllokuar nga doganierët grekë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes.

Sipas mediave fqinje, janë bllokuar 778 pako me insekticide të rrezikshme.

Mes tyre ishte edhe një substancë e ndaluar, me rrezikshmëri të lartë për shëndetin publik, shkruajnë mediat greke. Këto mallra kontrabandë u konfiskuan nga autoritetet doganore, ndërkohë që nuk është e qartë nëse ka persona të ndaluar.