Kablli i ri nënujor i Google lidh Evropën me Afrikën

Kompania e kontraktuar për të ndërtuar këtë kabëll nënujor është Alcatel Submarine Networks dhe do të shtrihet nga Portugalia në Afrikën e Jugut. Kablli do të finalizohet në 2020-ën.

Google lajmëroi ditën e Premte një kabëll të ri nën ujor i quajtur “Equiano” i cili do të lidhë Afrikën me Evropën dhe të fuqizojë më tepër infrastrukturën e saj cloud.

Equiano do të financohet plotësisht nga Google është është kablli i tretë nënujor ndërkombëtar. Gjigandi i motorit të kërkimit ka investuar 47 miliardë dollarë në përmirësimin e infrastrukturës teknologjike në tre vitet e fundit dhe Equiano është investimi i 14 nën një kabëll nënujor shkruan PCWorld Albanian.

Kompania e kontraktuar për të ndërtuar këtë kabëll nënujor është Alcatel Submarine Networks dhe do të shtrihet nga Portugalia në Afrikën e Jugut. Kablli do të finalizohet në 2020-ën.

Në Prill Google finalizoi projektin “Curie”, kabllin e parë ndërkombëtar privat që lidhi Kilin me Los Angeles. Gjithashtu vitin e kaluar prezantoi kabllin nënujor Dunant transatlantik që lidh Francën me SHBA.

Kablli 6,600km do të hyjë në funksion në 2020-ën. Kabllor nënujore formojnë rrjetin backbone të internetit e transmetojnë 99% të trafikut global të të dhënave.