Johannes Hahn: Turqia po bën përpjekje të jashtëzakonshme për refugjatët

Në deklaratat për gazetarët pas një mbledhjeje të martën në Bruksel Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn tha se Turqia po bën përpjekje të jashtëzakonshme për strehimin e refugjatëve sirianë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn bëri deklarata për mediat pas mbledhjes së 10-të të komitetit administrativ, që është ngritur për mbështetjen financiare, që BE-ja i ka premtuar Turqisë me qëllim mbështetjen e refugjatëve të strehuar në këtë vend.

Turqia po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur më shumë se 3,5 milionë refugjatë sirianë,- tha Han dhe bëri këtë vlerësim: “BE-ja duhet të veprojë me shpejtësi për të aktivizuar sa më shpejt këstin e dytë të fondeve”.

Kurse Komisioneri Evropian për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides në deklaratën e tij tha: “BE-ja me 72 projektet e saj në proces do të vazhdojë t’i vijë në ndihmë Turqisë, e cila sot strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë”, raporton “TRT”.

Ndihmat e BE-së kontribuojë në jetën e përditshme të refugjatëve në Turqi, – u shpreh Stlylianides, ndërsa shtoi se fondet evropiane më shumë do të fokusohen në fushat e nevojave themelore, shëndetësisë dhe arsimit.