Johannes Hahn: Shpresoj që kosovarët së shpejti të udhëtojnë pa viza

Komisionari  për zgjerim dhe fqinjësi të mirë ne BE, Johannes Hahn, ka thënë se tanimë mbetet në duart e shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian të vendosin për rrugëtimin pa viza për kosovarët.

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se me vlerësimin për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën është bërë edhe një njohje e një pune të madhe dhe përkushtimit në reforma.

“Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, ka shkruar ndër tjerash Hahn.