Jep dorëheqjen Drejtori i Tatimeve Shkodër: Ka ardhur koha të bëj pushime

Drejtori i Tatimeve Shkodër, Hysen Hysaj ka dhënë dorëheqjen pas pothuajse 6 vjetësh në krye të këtij posti...

Ka dhënë dorëheqjen pas thuajse 6 vitesh në detyrë, drejtorit të tatimeve Shkodër, Hysen Hysaj. Vendimi është marrë nga vetë ai, duke u larguar nga ky pozicion drejtimi.

Mesohet se Hysaj ia ka komunikuar vetë stafit vendimin, duke i falënderuar për bashkëpunimin.

Këtë vendim ia ka komunikuar stafit, ndërsa për mediat ka thënë se nuk synon asnjë post të ri, por dëshiron të qetësohet për disa kohë.

“Ka ardhur koha qe drejtoria tatimore të ketë energji të reja. S’kam qenë perfekt në përmbushjen e të gjitha deytave por them se në pjesën më të madhe të asaj që kam kërkuar, e kam arritur. Siç është ndryshimi i marrëdhënieve me tatimpaguesin por gjithmonë ka punë për të bërë”, tha fillimisht ai

“Unë do pushoj njëherë, se e kam të nevojshme. Se ka vite që s’kam bërë pushime se periudha e verës dihet është aksion. Të pushojmë njëherë dhe të qetësohemi”, përfundoi Hysaj.