Japoni, në një sulm kibernetik vidhen 60 milionë dollarë

Bursa e plaçkitur e valutave kripto ka ngrirë të gjitha aktivitetet

Në një sulm kibernetik në bursën Tech Bureau në Japoni, hakerët kanë vjedhur para kripto në vlerë prej 6.7 miliardë yen (60 milionë dollarë), transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo lajmëron se bursa e plaçkitur e valutave kripto ka ngrirë të gjitha aktivitetet.

Kjo është plaçkitja e dytë kibernetike e bursës së valutave kripto në Japoni këtë vit.

Në muajin janar nga Coincheck, bursa më e madhe e këtij lloji në Japoni, u vodhën para kripto në vlerë prej 547 milionë dollarë, ndërsa vjedhësit nuk janë gjetur.