Japoni, mbi 100 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës

Zyrtarët njoftuan se 257 mijë shtëpi në 11 rajone kanë ngelur pa ujë, autostradat janë vërshuar dhe se shumë udhëtime me tren janë anuluar.

Ka shkuar në 112 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës të shkaktuara nga reshjet e fuqishme në pjesën perëndimore dhe qendrore të Japonisë, ndërsa 80 prej tyre janë shpallur të humbur.

Siç raporton Agjencia Kyodo, Departamenti për Menaxhimin e Zjarreve dhe Katastrofave bëri të ditur se numri i personelit të mbrojtjes civile, sigurisë bregdetare, policisë dhe zjarrfikësit që i janë bashkuar aktiviteteve të kërkim-shpëtimit është rritur në 73 mijë, ndërsa 23 mijë persona gjenden në qendrat e evakuimit.