Japoni, 5 të vdekur nga vala e të nxehtit

Si pasojë e temperaturave të larta, të cilat në shumë qytete arrijnë edhe deri në 38 gradë celsius, në spitale janë shtruar të paktën 1.500 persona

 Të paktën 5 persona humbën jetën nga efektet e valës së të nxehtit që ka goditur Japoninë dhe 1.500 të tjerë u shtruan në spitale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se temperatura e ajrit në shumë qytete ka arritur në 38 gradë Celsius.

Zyra Meteorologjike e Japonisë njoftoi se temperaturat e larta ekstreme mund të zgjasin disa ditë.

Nga ana tjetër, 209 njerëz gjetën vdekjen në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në të gjithë vendin.