Iu ndahen rrugët në Halep, ndërsa kryqëzohen në Kapali Çarshi

Abdullah Sabha dhe Dania Almouine, esnafët e çarshisë me një histori që daton që nga periudha e Emeviteve, duke lënë jetën e tyre të rrënuar në Siri pas u detyruan të braktisin vendin

Dy esnafë të Çarshisë së Mbyllur Medine në Halep të Sirisë, të ndarë për shkak të luftës, pas shumë vitesh rastësisht janë takuar në Çarshinë e Mbyllur (Kapalı Çarşı) të Stambollit, ku vazhdojnë fqinjësinë e tyre duke e fituar jetesën.

Lufta civile në Siri e cila filloi në vitin 2012, ashtu siç miliona sirianë edhe esnafët e Çarshisë historike të Mbyllur Medine në Halep i zhvendosi nga vendi i tyre.

Abdullah Sabha dhe Dania Almouine, esnafët e çarshisë me një histori që daton që nga periudha e Emeviteve, duke lënë jetën e tyre të rrënuar në Siri pas u detyruan të braktisin vendin.

Dy fqinjë të vjetër që nuk janë parë vite të tëra, në rrugët e ndryshme të Kapali Çarshisë së Stambollit, arkitektura dhe tradita e së cilës ngjan me atë në Halep, në kohë të ndryshme të pavetëdijshëm njëri nga tjetri hapën dyqan.

Rrugët e fqinjëve që u ndanë në Halep dhe u kryqëzuan sërish në Stamboll, përsëri lulëzojnë shpresat e shkatërruar nga lufta duke e mbështetur njëri-tjetrin.

Abdullah Sabha, i cili në vitin 2015 ka hapur dyqan për rroba tradicionale siriane dhe suvenire në Çarshinë e Mbyllur të Stambollit, për Anadolu Agency (AA), tha se ka qenë një zgjidhje më e mirë të shkojë në Stamboll me familjen e tij dhe të hap një faqe të re.

Ai tregon se në dyqanin e tij që e kishte hapur në vitin 1974 në Halep ka bërë shitjen e teshave dhe gjësendeve ashtu siç tani bën në Stamboll, ndërsa vite të tëra kanë qenë fqinjë me Dania Almouine, me të cilën janë ndarë me fillimin e luftës në vendin e tyre.

“Në Stamboll më vinin ndërmend shokët, fqinjët e mi. Çdo herë mendoja se çka bëjnë ato. Gjithashtu edhe Dania. Hapa një dyqan. E pash një grua, i ngjante shumë Danias. U afrova dhe ajo ishte Dania. Më pyeti ‘Ti je Abdullahi?’ dhe unë e pyeta “Ti je Dania?’. Asnjëri nuk besuam”, tha ai.

Sabha tha se me fqinjen e tij Dania janë duke vazhduar marrëdhëniet e fqinjësisë ashtu siç e kanë patur në Halep. “Këtu nuk ndjej veten i huaj. Marrëdhëniet fqinjësore janë shumë të mira”, shtoi Sabha.

– “Stambolli dhe Halepi kanë kulturën e njëjtë të çarshisë”

Sabha duke theksuar se Turqia ka hapur dyert e saj deri fund për sirianët dhe ka ofruar çdo mundësi, tha se për ata që dëshirojnë të punojnë ka çdo mundësi në Turqi.

Ndërsa Dania Almouine e cila ka hapur dyqan me bizhuteri prodhime të saj në vitin 2016 në Kapali Çarshi ashtu si në Halep, tregoi se pas shkatërrimit të dyqanit të saj në Halep ka shkuar në Liban ku ka jetuar katër vite, pas së cilës ka vendosur që të shkoj në Stamboll.

Pas hapjes së dyqanit të saj në Çashinë e Mbyllur në Stamboll, e ka takuar ish-fqinjin e saj Abdullah Sabha, tregon Almouine dhe tha se kështu që kanë vazhduar marrëdhëniet fqinjësore ashtu si më parë.

Ajo tha se në Stamboll ndihet sikur në shtëpinë e saj, ndërsa në çarshitë e mbyllur të Stambollit dhe Halepit është e pranishme kultura e njëjtë.

“Çdo njeri, çdokohë, çdo vend, mund të filloj nga zero nëse dëshiron”, shton ajo.