Italiani ekstradohet në Shqipëri, i dënuar me 8 vite burg

Një shtetas italian është ekstraduar ditën e sotme në vendin tonë, ku është dënuar me 8 vite burg për “Trafik të mjeteve motorike”.

Një shtetas italian është ekstraduar ditën e sotme në vendin tonë, ku është dënuar me 8 vite burg për “Trafik të mjeteve motorike”.

Mësohet se shtetasi italian i ekstraduar është 35-vjeçari Massimiliano Locorotondo, lindur në Ostuni.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 vjet burg në 2013 për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”.