Itali, policia zbulon një pjesëtar të YPG/PKK-së

Policia në ishullin Sardenja ka bastisur shtëpinë e një italiani i cili është përcaktuar se është pjesëtar i organizatës terroriste YPG/PKK

Ekipet për luftë kundër terrorizmit në ishullin Sardenja të Italisë kanë bastisur shtëpinë e një italiani i cili është përcaktuar se është pjesëtar i organizatës terroriste YPG/PKK dhe kanë konfiskuar pasaportën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, njësia për luftë kundër terrorizmit në ishullin Sardenja, në perëndim të shtetit, në kuadër të operacionit të kryer për “aktivitetet luftarake jashtë shtetit”, ka bastisur shtëpitë e dy italianëve dhe të një luftëtari të huaj italian, i cili është përcaktuar se është pjesëtar i YPG/PKK-së.

Tre persona të kapur nga policia banonin në qytetet Nuoro dhe Cagliari të ishullit Sardenja.

Njëri nga këta persona, Pierluigi Caria, është përcaktuar se është pjesëtar i organizatës terroriste YPG/PKK. Është zbuluar se terroristi në fjalë në një të ardhme të afërt do të shkonte në Irak dhe se nga ky vend do të kalonte në Siri.

Për këtë arsye Drejtoria e Luftës kundër Mafias në Cagliari, si masë parandaluese ka konfiskuar pasaportën e Caria, pjesëtar i organizatës terroriste.

Dy terroristë u identifikuan nga një fotografi

Mësohet se hetimet ndaj 3 personave kanë filluar pas shpërndarjes së një fotografie ku shiheshin dy pjesëtarë të organizatës terroriste YPG/PKK.

Njëri nga dy pjesëtarët e organizatës, të cilët në fotografi shihen me fytyrë gjysmë të mbuluar dhe të veshur me kamuflazh, mbante kallashnikov ndërsa tjetri e kishte ngritur grushtin.

Identifikimi i identitetit të personave është bërë nga flamujt që ndodheshin prapa këtyre pjesëtarëve në fotografi, ku njëri flamur i përket një të ashtuquajturës organizatë “anti-fashiste” në Brittany të Francës, kurse tjetri flamuri i Sardenjës.

Njëri nga terroristët është neutralizuar në operacionin “Dega e Ullirit”

Është identifikuar se dy personat me fytyrë të mbuluar në fotografi janë francezi Olivier Francois Jean Le Clainche dhe italiani Pierluigi Caria.

Olivier Francois Jean Le Clainche me emër të koduar “Kendal Breizh” me prejardhje franceze, ishte neutralizuar më 18 shkurt në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke (TSK) ndaj organizatës terroriste YPG/PYD/PKK në Afrin.

Ndërsa Caria akuzohet në kuadër të nenit 270 të Kodit Penal të Italisë për “terrorizëm dhe kryerje të akteve të dhunës, me qëllim të rrënimit të shtetit”. Neni në fjalë përfshin edhe “aktet e dhunës që kryhen me qëllim të terrorizmit ndaj një shteti të huaj, institucioni apo organizate ndërkombëtare”.