Itali, kapet 1 ton drogë, në pranga edhe dy skafistë nga Vlora

Nje operacion i madh antidroge ne Itali ka sekuestruar nje sasi prej 1 ton marijuane dhe ka vene ne pranga tre skafistet, dy prej te cileve shqiptare nga Vlora.

Një operacion i madh antidroge ne Itali ka sekuestruar një sasi prej 1 ton marijuanë dhe ka vene ne pranga tre skafistet, dy prej te cilëve shqiptare nga Vlora.

Mediat italiane bëjnë me dije se droga është kapur ne brigjet e Salentos dhe kap një vlere ne treg me shume se 10 milionë euro.

Sipas policisë, gjithë sasia e dogës ishte e paketuar dhe maskuar ne pjesën fundore te skafit, i cili shtoi shpejtësinë ne momentin qe u pikas nga forcat policore.

Policia kishte dyshime pasi skafi ishte i zhytur shume poshtë, ndërkohë që pas kontrollit droga u gjet e paketuar ne 49 pako.

Pas ndjekjes policia mundi te beje ndalimin e skafisteve, dy shqiptare nga Vlora, M. A., 34 vjeç dhe  A. E., 30 vjeç dhe një italian 65 vjeçar. Nuk ka ende te dhëna për mënyrën se si funksiononte rrjeti i trafikut.