Ishte larguar nga banesa dhe ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, gjendet i vdekur në një bunker 36-vjeçari

Një 36-vjeçar i denoncuar i zhdukur një ditë më parë nga familja dhe i shpallur në kërkim është gjetur i vdekur ditën e sotme në IInstitut.

Policia njofton zyrtarisht se në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.