Ish-presidenti dhe ish-kreu i parlamentit të Kosovës marrin shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare dy figurave të larta politike në Kosovë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare dy figurave të larta politike në Kosovë.

Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, Fatmir Nexhmi Sejdiu, ka përfituar me kërkesën e tij shtetësinë shqiptare. Bashkë me ish-presidentin, shtetësinë e ka marrë edhe gruaja e tij Nezafete Sejdiu dhe djali Bardhyl Sejdiu.

Dhënia e shtetësisë shqiptare i është akorduar edhe ish-kreut të parlamentit dhe ish-presidentit në detyrë të Kosovës, Jakup Januz Krasniqi. Ashtu si Sejdiu, dhënia e shtetësisë për Krasniqin është dekretuar pas kërkesës së tij, së bashku me anëtarët e familjet, gruan dhe tre fëmijë.