Irlandë, humb i riu shqiptar, autoritetet kërkojnë ndihmë

I riu shqiptar rezulton i zhdukur prej 3 ditësh, autoritetet irlandeze kërkojnë ndihmë...

Një i mitur shqiptar rezulton i zhdukur prej tre ditësh dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ai është humbur në kryeqytetin e Irlandës dhe menjëherë autoritetet vendase kanë nisur kërkimin e 16-vjeçarit.

Ata kanë shpërndarë ngado foto të të miturit dhe kanë vënë në dispozicion edhe dy numra telefoni.

I zhdukuri është i riu, Ermir Dragjoshi, me origjinë nga Kukësi.

16-vjeçari u pa për herë të fundit në Templeogue, Dublin 6, të martën, më 25 shtator, rreth orës 10.15.

Ai përshkruhet si trupvogël, me flokë të shkurtra dhe sy kafe. Policia i bën apel të gjithëve që kanë informacion për të, të njoftojnë në numrat e telefonit të vëna në dispozicion 01 6666400 dhe 1800 666 111.