Iran, shkon në 22 numri i të vdekurve nga koronavirus

Duke publikuar shifra të reja për përhapjen e sëmundjes në të gjithë vendin, agjencia zyrtare e lajmeve IRNA tha se tre persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi

Irani konfirmoi sot se numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 22 persona ndërsa numri i të infektuarve në 141, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke publikuar shifra të reja për përhapjen e sëmundjes në të gjithë vendin, agjencia zyrtare e lajmeve IRNA tha se 3 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke rritur numrin e vdekjeve në 22.

Sipas IRNA, virusi, i njohur si Covid-19, deri më tani është përhapur në 20 provinca iraniane ndërsa 11 provinca aktualisht janë të sigurta nga çdo infeksion.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë në Iran tha se nuk ka plane për të vendosur në karantin asnjë qytet, por “për të vendosur në karantin individët”.

Irani është në mesin e mbi 35 vendeve, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë, të cilat përbëjnë gati 80 mijë raste të Covid-19 të konfirmuara në të gjithë botën.