Iran, dënohet me burg një grua me akuzën se ka spiunuar për Britaninë e Madhe

Pretendohet se gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se është rekrutuar nga inteligjenca britanike

Një gjykatë iraniane dënoi një grua me 10 vjet burg, me akuzën se ka spiunuar për Britaninë e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i gjykatës Iran Gholam Hossein Ismaili, i tha agjencisë së lajmeve ISNA se gruaja, një shtetase e Iranit e punësuar në Këshillin Britanik (British Council) kishte bashkëpunuar me inteligjencën britanike si pjesë e përpjekjeve të kësaj të fundit për “infiltrimin kulturor” në Iran.

Sipas Hosseinit, gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se është rekrutuar nga inteligjenca britanike.

Në një kumtesë të hënën, Zyra e Jashtme dhe për Komonuelth e Britanisë së Madhe tha se zyrtarët e ambasadës britanike në Teheran janë në kontakt me qeverinë iraniane për të kërkuar informacione të mëtejshme.

Organizata bamirëse që ka lidhje me qeverinë, Këshilli Britanik, në mbi 100 vende shtete promovon artin, kulturën dhe gjuhën angleze nëpërmjet aktiviteteve edukative.