Irak, dënim me vdekje për 6 të involvuar në sulm terrorist

Të dënuarit ngarkohen për involvim në sulmin terrorist në të cilin në vitin 2015 në një treg në Diyala u vranë të paktën 115 persona, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e mori DEASH

Gjykata në Irak sot ka shqiptuar dënim me vdekje për gjashtë të akuzuar për një sulm me bombë që para tre vitesh ndodhi në Diyala, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dënuarit ngarkohen për involvim në sulmin terrorist në të cilin në vitin 2015 në një treg në Diyala u vranë të paktën 115 persona, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e mori grupi terrorist DEASH.

Këshilli Suprem Gjyqësor i Irakut njoftoi se të dënuarit kanë qenë të involvuar edhe në disa sulme terroriste në Irak.

Të dënuarit kanë të drejtë për dorëzimin e ankesave.