Inter, humbja e parë/ Serie A, Juventus i merr kreun e renditjes

Juventus bën një goditjë të dyfishtë në Derbin e Italisë ndaj Interit.

Juventus bën një goditjë të dyfishtë në Derbin e Italisë ndaj Interit.

Zonja e Vjetër iu imponua skuadrës së Contes në San Siro teksa e mundi 2-1 duke i shkaktuar humbjen e parë në Serinë A duke i marrë edhe kreun e klasifikimit,shkruan Top Channel.

Ishte Paulo Dybala që zhbllokoi rezultatin e sfidës teksa shënoi që në minutën e katërt të ndeshjes, ndërkohë që Interi iu kundërpërgjigj dhe barazoi rezultatin me Lautaro Martinez me 11 metërsh.

Në pjesën e parë, Ronaldos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, ndërkohë që në 10 minutat e fundit të sfidës, Gonzalo Higuain bëri që në San Siro të ngrijnë tifozët zikaltër me argjentinasin që shënoi golin e fitores në 2-1.