Instituti “Yunus Emre” – Tiranë organizon shfaqjen e filmit “Ngadhënjimi” në kuadër të 15 Korrikut
Instituti “Yunus Emre”- Tirane në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Türkiye-s në Tiranë organizuan shfaqjen e filmin “Ngadhënjimi” (Şafak Vakti”), në kuadër të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA). Filmi u shfaq në Kinema Millennium në Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i Türkiye-s në Tiranë, Tayyar…

Instituti “Yunus Emre”- Tirane në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Türkiye-s në Tiranë organizuan shfaqjen e filmin “Ngadhënjimi” (Şafak Vakti”), në kuadër të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Filmi u shfaq në Kinema Millennium në Tiranë, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i Türkiye-s në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Institutit “Yunus Emre” – Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke, si dhe qytetarë shqiptarë dhe turq.
Filmi tregon mbi heroizmin dhe guximin e qytetarëve turq që kundërshtuan dhe zmbrapsën tentativën për grusht shteti në Türkiye, tentativë e ndërmarrë nga organizata terroriste FETO.
Në kuadër të shënimit të 15 korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, institucionet turke në Shqipëri organizuan aktivitete të ndryshme përkujtimore.
Nën kujdesin e Ambasadës së Türkiye-s në Tiranë u organizua edhe ceremonia përkujtimore për përvjetorin e gjashtë të tentativës për grusht shtetit në Türkiye, si dhe aktivitete të tjera.