INSTAT: 3.650 njerëz në muaj emigruan nga Shqipëria në vitin 2019

Instituti i Statistikave ka publikuar pasqyrën e popullsisë së Shqipërisë për vitin 2019. Ndërsa ka nga ata indikatorë që kanë ruajtur pothuajse shifra të përafërta nga ato të një viti më parë, ka edhe nga ato të dhëna që nuk mund të kalohen pa u vënë re.

Sipas Instat, në vitin 2019, numri i emigrantëve është shënuar 43.835, duke shënuar një rritje me 13.3%, krahasuar me vitin paraardhës. Me një përllogaritje të thjeshtë, nëse do të kishte një mesatare, atëherë rezulton se përgjatë vitit 2019, janë larguar nga Shqipëria mesatarisht 3.650 shtetas në muaj, drejt destinacioneve të ndryshme të botës.

Nga ana tjetër, numri i imigrantëve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie me 12.3%, krahasuar me një vit më parë.  Referuar Instat, migracioni neto, pra diferenca mes të ardhurve dhe të ikurve është Migracioni -23.082 banorë, e thënë ndryshe 23.082 shtetas shqiptarë të larguar ”të pazëvendësuar” nga shtetasit e ardhur apo të rikthyer në Shqipëri.

Vlen për tu përmendur se në këto shifra, nuk janë të përfshira as ikjet dhe ardhjet në rrugë ilegale, çka do të sillte në mos një numër të lartë imigrantësh, me patjetër një numër më të lartë të shqiptarëve të larguar nga vendi drejt tokave “të ndaluara”. /SCAN