Incest: 48-vjeçari abuzonte seksualisht me të bijën

Ngjarja zhvillohet rreth një babai që ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij për vite me rradhë, dhe në mënyrë  që ajo të mos tregonte ky baba e ka dhunuar atë fizikisht e psikologjikisht.

Mbrëmjen e kësaj së marte, emisioni investigativ “Fiks Fare” bëri publike një ngjarje të rëndë incesti.

Ngjarja zhvillohet rreth një babai që ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij për vite me rradhë, dhe në mënyrë  që ajo të mos tregonte ky baba e ka dhunuar atë fizikisht e psikologjikisht.

Vajza e dhunuar 18 vjeçare ka treguar në emision tmerrin që ka përjetuar për tre vite, duke treguar se ajo ka qenë viktimë e të atit që kur ishte vetëm 15 vjeçe. Ajo ka treguar se si është abuzuar sistematikisht dhe dhunën e përdorur për ta bërë të heshte.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani, ku vajza së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë. Lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

”Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen” tregon 18 vjeçarja.

Ky ishte vetëm fillimi, pasi babai mostër nuk ishte ndalur. Edhe pas kthimit në Shqipëri ai kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht dhe seksualisht të bijën. Me kalimin e kohës, situata për 18 vjeçaren ishte rënduar edhe më, teksa mundohej t’i shpëtonte dhunës seksuale të të atit.

Edhe pse shumicën e kohës e mbyllur në shtëpi dhe nën vëzhgim, ajo ka gjetur mundësinë para gjashtë muajsh të kontaktojë një avokat në Facebook. I kërkon ndihmë duke i treguar tragjedinë e saj dhe ai e ndihmon për të bërë një denoncim në polici.

”Bëra denoncimin por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij” shprehet vajza.

“Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin, ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg” tregon 18 vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

Në këto kushte familja e 18 vjeçares bën hapin tjetër. Katër muaj më parë e fejon vajzën me mblesëri, për të mbyllur gojën e njerëzve dhe turpin që mund t’i kaplonte.

” I fejuari më kishte dhuruar një celular dhe duke mos pasur prova për abuzimet që më ishin bërë nga im atë, fillova ta regjistroja” tregon 18 vjeçarja.

” Ishte e vetmja mënyrë për ta faktuar , pasi i tregova edhe nënës por ajo nuk më besoi.

Pas kamerave ajo tregon se për të pasur nderin e pastër, i ati do e çonte për ta qepur.

Ajo pranon të bashkëpunojë dhe të tregojë historinë e saj për t’u dhënë një mesazh të gjitha atyre vajzave që mund të abuzohen nga familjarët e tyre, që të gjejnë forcën dhe ti akuzojnë.

 

Në emision, abuzimet e babait dhunues provohen me audio dhe video.

Ka biseda të regjistruara ku ai i pohon vetë abuzimet.  Madje ai krijonte edhe situata si shëtitje me makinë apo marrje dokumentash me vajzën si e si të ishte vetëm me të.

Si duket edhe në videon e bërë publike, babai përdhunues i kërkon ”princeshës” së tij të kryejnë marrëdhënie seksuale në makinë. Vajza nuk pranon, por i ati i premton se do të ishte hera e fundit.

” Kam shumë kohë që e dëgjoj që kjo do jetë hera e fundit, por fundi nuk ka ardhur asnjëherë” shprehet vajza.

Biseda i kalon caqet e një bisede që mund të bëjë një babë me vajzën e tij duke marr komplet nota seksuale, pasi i ati do me çdo kusht që të kryejnë marrëdhënie në makinë.

Vajza për t’i shpëtuar situatës i thotë se këtë do e bëjnë kur të mbërrijnë në shtëpi, por ai është dyshues duke u shprehur  ”se mos thua në shtëpi pastaj jo”.

Me të mbërritur në shtëpi babë e bijë vazhdojnë të njëjtën bisedë, ku babai këmbëngulë të kryejë marrëdhënie me vajzën dhe në bisedë e sipër pranon që ka abuzuar seksualisht me të. Madje vajza i kujton edhe se sa dhunë fizike ka ushtruar ai mbi të duke e rrahur dhe duke e lidhur me litar. Nuk kanë munguar dhe rastet ku ai e ka lidhur me karikuesin e telefonit. /Gazeta Dita