Ilir Meta: Shqipëria nevojë për shpresë dhe besim!

Presidenti nxjerr shifrat dhe paralajmëron: Ndal largimit të trurit!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook shprehet se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për shpresë dhe besim. Ai apelon të ndalet largimi i trurit nga Shqipëria, referuar shifrave gjithnjë e në rritje.

Sipas Metës nga vendi duan të largohen 92% e studentëve për Mjekësi, 79% e studentëve për Ekonomi, 64% e studentëve për Pedagogji.

“NDAL LARGIMIT TË TRURIT!

Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim. ” shkruan Meta.