Ilham Aliyev: Në urën historike Khodaafarin u vendos flamuri i Azerbajxhanit

"Ushtarët e Focave të Armatosura të Azerbajxhanit vendosën flamurin e Azerbajxhanit në urën historike Khodaafarin", tha presidenti zerbajxhanas, Aliyev

Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev njoftoi se ushtarët azerbajxhanas vendosën flamurin e Azerbajxhanit në urën historike Khodaafarin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Aliyev tha se “Ushtarët e Focave të Armatosura të Azerbajxhanit vendosën flamurin e Azerbajxhanit në urën historike Khodaafarin. Rroftë populli i Azerbajxhanit. Karabaku është i Azerbajxhanit”.

Ura historike Khodaafarin e vendosur mbi lumin Araz (Aras) në kufirin Iran-Azerbajxhan dhe e ndërtuar në shekullin e 11-të, është brenda kufijve të qytetit Jabrayil, ku ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi qendrën e qytetit dhe disa fshatra të tij.Aliyev: Në urën historike Khodaafarin u vendos flamuri i Azerbajxhanit