Hulusi Akar

"Udhëzimet e presidentit tonë janë të hapura dhe të qarta. Forcat e Armatosura Turke bëjnë përpjekje për një paqe sa më të shpejt në Idlib", tha ministri turk i Mbrojtjes, Akar

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar tha se Forcat e Armatosura Turke (TSK) bëjnë përpjekje për një paqe sa më të shpejt në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Ai duke vlerësuar takimet e delegacionit turk me atë rus që gjendet në Ankara që po vazhdojnë sot në ditën e dytë, tha se zhvillimet kanë arritur deri në një pikë. “Sot, nesër do të kemi rezultatet e kësaj. Sipas kësaj ne do të tregojmë qëndrimin tonë”, tha ai.

Ministri turk i Mbrojtjes në lidhje me Idlibin tha se: “Udhëzimet e presidentit tonë janë të hapura dhe të qarta. Forcat e Armatosura Turke bëjnë përpjekje për një paqe sa më të shpejt në Idlib”.

Ai gjithashtu njoftoi se sonte do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mark Esper.