Hulusi Akar: Turqia është bërë një subjekt i vërtetë në arenën ndërkombëtare

"Përderisa Ministria jonë e Energjisë vazhdon punimet në Mesdheun Lindor, ne jemi gjithashtu përgjegjës për të ofruar sigurinë e aktiviteteve", tha ministri i Mbrojtjes, Akar....

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha se të gjithë duhet ta dinë se Republika e Turqisë është bërë një subjekt i vërtetë në arenën ndërkombëtare.

Akar këto vlerësime i bëri në kuadër të deklaratave të tij në panelin editorial të Anadolu Agency (AA).

Duke informuar rreth terroristëve të neutralizuar gjatë operacioneve “Kthetra” ai tha se deri më tani janë neutralizuar 320 terroristë. “Që nga 24 korrik 2015 e deri më sot janë neutralizuar 17.200 terroristë”, tha ai.

Në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor, ministri turk i mbrojtjes tha se: “Përderisa Ministria jonë e Energjisë vazhdon punimet në Mesdheun Lindor, ne jemi gjithashtu përgjegjës për të ofruar sigurinë e aktiviteteve”.

Akar gjithashtu në ditët në vijim ftoi homologët e tij grekë në Turqi për të zhvilluar bisedime.

“Ne problemet tona duhet t’i zgjidhim duke biseduar si turq dhe grekë dhe jo duke u strehuar tek Evropa, BE-ja ose Franca”, u shpreh ai.

Ministri Akar më tutje foli edhe në lidhje me gjendjen e ishullit grek Meis. “Ishulli Meis është në largësi prej 2 kilometrash me Turqinë, ndërsa rreth 600 kilometra prej Greqisë. Për një ishull të tillë jepni juridiksion detar prej 40 mijë kilometra katrorë. Çfarë është kjo?”, theksoi Akar.

“Nuk duhet të testohet fuqia e Turqisë. Ne jemi të aftë dhe të vendosur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona”, shtoi ai.