Hoti merr pjesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në këtë samit, në të cilin është diskutuar bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e lartë të BE-së dhe të SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Këshilli Atlantik, qendër e politikës së jashtme me seli në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, pjesëmarrës në këtë samit ishin edhe liderët e tjerë nga Ballkani Perëndimor, përkatësisht nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Në këtë samit, në të cilin është diskutuar bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor, si dhe projektet ekonomike të rajonit që do të financohen nga SHBA-ja dhe BE-ja, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e lartë të BE-së dhe të SHBA-së.

Gjatë fjalimit të tij, Hoti ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe zotimin e Republikës së Kosovës për intensifikimin e këtij bashkëpunimi si partner i barabartë me vendet e tjera të rajonit. Me këtë rast, ai ka potencuar rëndësinë e tregjeve unike në rajon, eliminimin e barrierave tregtare, funksionimin e lirive të lëvizjes dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri kosovar gjithashtu ka theksuar se Kosova tashmë i ka dërguar në BE projektet rajonale të infrastrukturës dhe realizmi i tyre do të krijonte një zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.Hoti merr pjesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor