Hetimi i Presidentit/ Komisioni hetimor do thërrasë Metën të dëshmojë më 6 shtator

Komisioni hetimor parlamentar, i cili synon shkarkimin e Presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës zhvillon sot mbledhjen e tij të parë për këtë sesion parlamentar.

Në rendin e ditës  parashikohet miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019 dhe i planit Hetimor të Komisionit.

Mbledhja e sotme është formale, me një rend të thjeshtë. Ky Komision ka afat deri në muajin tetor, për të dalë në konkluzionet nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga tha se Presidenti do thirret me 6 shtator,  për të dhënë sqarimet e tij.