Hashim Thaçi: Nderojmë dëshmorët e betejës së Junikut

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nderuar sot Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rënë në betejën e Junikut .

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nderuar sot Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rënë në betejën e Junikut .

Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut: Bekim Berishën, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën. Në po këtë betejë, katër ditë më herët kishte rënë heroikisht edhe Bashkim Leku, bashkëluftëtar i pandashëm i tyre”, shprehet Presidenti Thaçi, raporton TCh.

Më tej Thaçi shton se “me atdhedashurinë dhe guximin e tyre, si eprorë dhe luftëtarë të shquar, ata motivuan shumë të rinj dhe të reja që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së. Kontributi, sakrifica dhe veprat e tyre, do të jetojnë përgjithmonë si pjesë e lavdishme e historisë sonë”.