Greqia shkon në 12 milje brenda këtij viti

Greqia do të shpallë zgjerimin në 12 milje të ujërave territoriale në detin Jon brenda këtij viti. Kështu është shprehur ministri alternativ i punëve të jashtme, Jorgos Katrougalos gjatë një interviste radiofonike për News24.

Greqia do të shpallë zgjerimin në 12 milje të ujërave territoriale në detin Jon brenda këtij viti. Kështu është shprehur ministri alternativ i punëve të jashtme, Jorgos Katrougalos gjatë një interviste radiofonike për News24.

I pyetur nëse mbetej në fuqi deklarata e ish ministrit të jashtëm Nikos Kotzias për 12 miljet, Katrougalos tha se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Sigurisht që mbetet në fuqi, do ta bëjmë duke filluar nga deti Jon. Do të bëhet brenda mandatit të qeverisë aktuale, deri në tetor 2019”.

Numri dy i diplomacisë greke pranoi për herë të parë se bllokimi i bisedimeve me Shqipërinë erdhi pas ngjarjeve të  28 Tetorit në Bularat, ku mbeti i vrarë Konstandin Kaçifas.

“Përafrimi ynë me Shqipërinë kishte avancuar jashtëzakonisht shumë, në të gjitha çështjet për të cilat po negociohej. Dhe aty ku prisnim që të kishim kurorëzimin e asaj ecurie të mirë, në kremtimin e 28 Tetorit, patëm ngjarjen shumë të trishtë me Kaçifasin. Përpjekja jonë është pikërisht që ta rikthejmë nivelin e negociatave aty ku ishte dhe të avancojmë për zgjidhjen përfundimtare të problemeve”.

Katrougalos ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë, por tha se  vendi ynë duhet të rishikojë disa vendime të kohëve të fundit që lidhen me shtetëzimin e pronave të minoritarëve në zonën e Himarës./Klan