Greqia përdor “freskueset” për të përhapur ndikimin e gazit ndaj refugjatëve

Gjatë ndërhyrjes së policisë greke janë plagosur rreth 2.500 refugjatë brenda 2 javëve. Ndërsa pasi janë qëlluar me armë kanë humbur jetën marokeni Adil Ghazzal, siriani Muhammad Arab dhe pakistanezi Muhammed Gulzar

Forcat kufitare të Greqisë kanë filluar të vendosin në fuksion freskueset në territorin e hapur për të rritur më shumë ndikimin e bombave të gazit që hedhin ndaj refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Refugjatët prej 14 ditësh presin pranë kufirit të Greqisë për të shkuar në Evropë. Njësitet kufitare greke për të penguar kalimet ndërhyjnë kundër refugjatëve duke përdorur herë-herë gaz me piper, ujë me presion si dhe në disa raste plumba të vërtetë dhe plumba gome të cilët shkaktojnë plagosje dhe vdekje.

Gjatë ndërhyrjes së policisë greke janë plagosur rreth 2.500 refugjatë brenda 2 javëve. Ndërsa pasi janë qëlluar me armë kanë humbur jetën marokeni Adil Ghazzal, siriani Muhammad Arab dhe pakistanezi Muhammed Gulzar.

Greqia metodave të saj të pakonceptueshme i ka shtuar edhe një të re, ku ajo ka filluar të vendos në veprim freskueset e montuara në pjesën e prapme të një mjeti me qëllim për të ndryshuar drejtimin e erës në kufi e cila prej kohe të gjatë fryente në drejtim të Turqisë.

Metodën me freskueset e montuara në pjesën e prapme të një mjeti, forcat greke të sigurisë e ndërmorën pasi gazi që ata hidhnin u kthehej atyre dhe falë kësaj ata synojnë që të rrisin fuqinë joproporcionale që ata përdorin në ndërhyrjen kundër refugjatëve.

Në pamje shihet se njësitet kufitare greke vendosin në funksion freskuesen pas hedhjes së gazit.

Është zbuluar se Greqia e cila shpeshherë sulmon refugjatët me gaz piper dhe gaz lotjellës përdor gazra të skaduara për të rritur efektin.