“Greqia mund ta njohë Kosovën”, mediat: Dramë në Serbi, aleatët po ndryshojnë…

Dramë në Serbi, aleatët e Vuçiçit po përgatiten të njohin pavarësinë e Kosovës, është ky një nga artikujt në disa nga mediat fqinje

Pas votimit në Këshillin e Europës për anëtarësimin e Kosovës, ku Greqia abstenoi, mediat serbe, sipas gazetës boshnjake, janë mbushur me lajmin se Athina mund të ndryshojë qëndrim ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë, sipas shkrimit, e bëri të ditur në mënyrë indirekte ish-shefi i diplomacisë së shtetit helen, i cili thotë se qeveria greke mori papritur një qëndrim të prerë në lidhje me Kosovën.

Sipas tij, Greqia, pa shpjegime, ka votuar ndryshe në Këshillin e Europës nga vendet e tjera që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Në Këshillin e Europës, ku u diskutua aplikimi i Kosovës për anëtarësim, votuan kundër Hungaria, Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani e Serbia, ndërsa Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja abstenuan.