Greqi, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 grekë për trafik droge

Drogë nga Shqipëria për në Selanik...

129 kg kanabis dhe një sasi prej 350 gramë vaj kanabis u sekuestruan prej departamentit të antidrogës në Tumba të Selanikut.

Sipas autoriteteve greke, lënda narkotike mbërrinte nga Shqipëria dhe tregtohej në zonën e Selanikut.

Në pranga u vunë 5 shtetas, 2 grekë dhe 3 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Autoritet sekuestruan edhe 3 automjete që përdoreshin nga trafikantët për transportin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të trafikut të drogës vazhdojnë.