Greqi, 4 të plagosur në një sulm me sëpatë

Autoritetet theksuan se sulmi ndodhi gjatë orarit të punës në qytetin verior Kozani, rreth 450 kilometra në veriperëndim të Athinës

Një person me sëpatë sot ka sulmuar të punësuarit në zyrën e tatimeve në veri të Greqisë, duke plagosur katër persona, bëri të ditur policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet theksuan se sulmi ndodhi gjatë orarit të punës në qytetin verior Kozani, rreth 450 kilometra në veriperëndim të Athinës.

Të gjithë të plagosurit janë punonjës të zyrës së taksave, tre prej tyre janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Një burrë 45 vjeçar u arrestua pasi u ndalua dhe u çarmatos nga personat brenda ndërtesës.