Grabitja në Rinas, policia jep 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion

Sipas policisë të tre autorët janë shpallur në kërkim dhe kushdo që ka informacion të vlefshëm që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tyre, si shpërblim janë vënë 10 mijë euro

Pas grabitjes së parave në pistën e Rinasit, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Për kapjen e Klement Çalës, vëllait të tij Eldi Çala dhe Talo Çelës është vendosur shpërblimi prej 10 mijë eurosh për çdo person që jep informacion mbi vendndodhjen e tyre, raporton Tv Klan

Për të tre këta persona, gjykata ka vendosur masën arrest me “burg në mungesë”.  Për ngjarjen e ndodhur në muajin Prill janë ndaluar 7 persona, si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale.