Grabiten 2.3 milionë Euro me eskavator

Makina e blinduar transportonte paratë e pensioneve...

E denjë për një skenar hollivudian ishte grabitja që ndodhi të mërkurën në autostradën që lidh Barin me qytetin e Materas. Furgoni i blinduar i një kompanie private që transportonte paratë e pensionistëve u godit nga një eskavator rrugësh sipas planit që kishin bërë autorët.

Fillimisht ishin dy trajlera që i prenë rrugën mjetit të blinduar. Më pas autorët neutralizuan 3 punonjësit e sigurisë dhe vunë në punë eskavatorin për të çarë më dysh furgonin.

Në pak sekonda çekiçi hapi edhe kasafortën që kishte në brendësi 2.3 milionë Euro.

Me të marrë paratë autorët i vunë flakën furgonit të shkatërruar dhe dy traljerave që përdorën për të kryer grabitjen. Tre punonjësit e sigurisë nuk pësuan lëndime dhe u lanë të lirë nga grabitësit./Klan

VIDEO