Gjermania ndihmon Kosovën

Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshjen e tetë me Qeverinë e Republikës së Gjermanisë. Është grant, janë kontribut financiar pa kthim”, ka thënë me këtë rast ministri Hamza.

Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshjen e tetë me Qeverinë e Republikës së Gjermanisë. Është grant, janë kontribut financiar pa kthim”, ka thënë me këtë rast ministri Hamza.

Hamza bëri të ditur se marrëveshja e nënshkruar kap vlerën prej 6.5 milionë eurove dhe janë të dedikuara për fondin për garantimin e kredive.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, falënderoi Ministrinë e Financave për mirëbesimin që kanë dhe tha se kjo ndihmesë është që Kosova të jetë sa më afër integrimeve euroatlantike.

Ai tha se fondi është krijuar në mënyrë mirëbesimi dhe ka vendosur parakushte të domosdoshme që institucionet financiare t’u japin ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.