Gjendet i pajetë në kamionçinën e tij një 57-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor rural Polican-Suhe, ku shtetasi Gëzim Saraci është gjendur i pajetë pranë automjetit të tij...

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor rural Polican-Suhe, ku shtetasi Gëzim Saraci është gjendur i pajetë pranë automjetit të tij.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe dyshohet se pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me sende të forta, e për pasojë 57-vjeçari ka gjetur vdekjen, raporton Top Channel.

Si rezultat  veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij por për arsye hetimore policia nuk bën ende me dije të dhëna rreth autorit të krimit, pa dalë në një konkluzion përfundimtar të bazuar në prova ligjore.