Mbetjet e një burri australian, i cili u zhduk kur kishte vajtur për të peshkuar me miqtë, janë gjetur brenda një krokodili. 65-vjeçari Kevin Darmody, u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend, një habitat i njohur i krokodilit të ujit të kripur në një pjesë të largët të Queensland-it verior, të shtunën.
Pas një kërkimi dy-ditor në zonë, policia eutanizoi dy krokodilë të mëdhenj dhe gjeti pjesë të trupit të njeriut.
Policia tha se ishte një “fund tragjik” për zotin Darmody. Do të kryhet një proces zyrtar identifikimi. Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.
Dy krokodilët, të cilët ishin 4.1 metra dhe 2.8 metra të gjatë, u qëlluan për vdekje të hënën rreth 1.5 kilometra nga vendi ku ai u pa për herë të fundit.
Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident. Peshkatarët të cilët ishin më të nuk e kanë parë momentin e sulmit, ata kanë raportuar se e kanë dëgjuar të bërtiste.
“Vrapova menjëherë poshtë, por ai s’dukej gjëkundi. Në breg ishin vetëm shapkat e tij me gisht dhe asgjë tjetër”,-tha miku i tij.