Gjenden tre makina në det në Vlorë, policia rrëthon vendin

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës janë gjetur tre makina në det...

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës janë gjetur tre makina në det. Akoma nuk dihet arsyeja, por njëra nga automjetet ka karel që tërheq mjetet lundruese detare.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar të gjithë zonën, ndërkohë që nuk dihet nëse brenda tyre ka njerëz që mund të jenë  bllokuar brenda tyre. Pritet të zbardhen detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje.

Makinat dyshohen se kanë ngecur pasi kanë tentuar të tërheqin një gomone.