Gjeli vret gruan

Një grua gjeti vdekjen pasi u sulmua nga gjeli i saj, ndërkohë që po mblidhte vezët nga koteci i pulave.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, gruaja e moshuar nga Australia jugore vdiq pasi gjeli e çau në një venë viskoze dhe i shkaktoi gjakderdhje.

Gruaja mori plagë të shumta në trup, megjithatë ajo që i shkaktoi vdekjen ishte gjakderdhja që nuk ndalonte nga variçja.

Identiteti i viktimës nuk është bërë publik nga autoritetet, në mënyrë që të mbrojnë familjen e saj nga trauma të mëtejshme.

Autoritetet australiane lëshuan edhe një apel për qytetarët që të mos e injorojnë rrezikun që mund t’u vijë edhe nga kafshët shtëpiake